Policia në kërkim të një personi në Vushtrri, dyshohet për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore

Policia e Kosovës njofton se me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është iniciuar procedurë hetimore ndaj një personi në Vushtrri që po dyshohet për veprën penale “Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”.

Sipas Policisë i dyshuari, pronar i një laboratori privat i licencuar dyshohet se edhe përkundër tërheqjes së vërejtjes nga Inspeksioni shëndetësor në mes datave 18-27 prill të 2023-tës, në laborator janë kryer shërbime laboratorike, i cili nuk është profesionist shëndetësor.

Policia ka njoftuar se është në kërkim të të dyshuarit.