Foto të paketimeve me drogë që u gjetën në çantën e të dyshuarit, Foto: Policia e Kosovës

Policia në kërkim të gjilanasit që hodhi drogën në tokë - Foto

Një person i cili po konsiderohet i njohur për organet e rendit është shpallur në kërkim nga ana e Policisë së Rajonit të Gjilanit për mbajtje e posedim të drogës.

I dyshuari me inicialet B. M., deri sa ishte duke me një skuter kishte vërejtur patrullimin e policisë dhe çantën të cilën kishte me vete e kishte hedhur në tokë e më pas ishte larguar në drejtim të panjohur.

Largimi i tij ishte bërë në këmbë pasi i dyshuari edhe skuterin kishte lënë në vendin e ngjarjes.

Policia në një njoftim ka treguar se në çantën e krahut të të dyshuarit janë gjetur 16 paketime të vogla me drogë të llojit marihuanë të cilat kanë qenë të mbështjella.

Foto të paketimeve me drogë që u gjetën në çantën e të dyshuarit, Foto: Policia e Kosovës

Tutje sipas policisë, në afërsi të vendit ku kishte ndodhur edhe arratisja e të dyshuarit B. M., ka qenë e parkuar edhe një veturë me dy persona të dyshimtë, M. H., 29 vjeçar dhe L. S., 26 vjeçar.

Policia ka treguar se është thirrur edhe njësia e anti-drogës për të bërë edhe shiqimin e vendit të ngjarjes dhe nga provat e marra është konstatuar se është gjetur drogë edhe të të dyshuarit e arrestuar.

29 vjeçari M. H, sipas policisë është dërguar në ndalim për 48 orë ndërsa 26 vjeçari L. S., është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit.

Rasti është proceduar te departamenti i krimeve të rënda në Prokurorinë e Gjilanit.