
Policia e Kosovës
Policia në kërkim të dy personave, dyshohet se plagosën me armë zjarri një person në Podujevë
04.6.2023 - 09:44
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është në kërkim të dy personave, pasi dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri një person në Podujevë.
Sipas Policisë, viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur një pistoletë me pesë fishekë, dy gëzhoja dhe rreth 7.1 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.
Të dyshuarit gjenden në arrati, ndërsa rasti është duke u hetuar.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 00:50 në Podujevë.