Policia në kërkim të biznesmenit Rinor Hykolli

Policia e Gjilanit është vënë në kërkim të biznesmenit dhe menaxherit të këngëtares Tayna, Rinor Hykollit.

Sipas njoftimit të Policisë, Hykolli po kërkohet nën dyshimin se ka kryer veprën penale – lëndim i rëndë trupor.

Tutje Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të lokalizuar të dyshuarin.

I dyshuari është i kërkuar për veprën penale: ” Lëndim i rëndë trupor

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në Gjilan apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor kudo në territorin e vendit tonë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 0280 330-061-Drejtoria Rajonale Gjilan

– E-mail adresa: [email protected]