Policia në Kaçanik sekuestron dy armë të zjarrit

Policia e stacionit në Kaçanik ua ka sekuestruar dy të rinjve nga një armë zjarri, për të cilat nuk kishin leje të mbajtjes.

Fillimisht, Policia kishte pranuar një informacion se në fshatin Biçec të Kaçanikut dy persona posedonin armë të zjarrit.

“Policët e rendit dhe hetuesit policorë menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë identifikuar personat:  K.B ( M/K) i moshës 23 vjeçar dhe M.S (M/K) i moshës 25 dhe tek i dyshuari K.B janë gjetur 2 armë të zjarrit, të cilat si prova materiale janë sekuestruar”, thuhet në njoftimin e Policisë, më 25.10.2024.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, janë liruar për procedurë të rregullt hetimore.

Në lidhje me këtë rast janë inicuar dy raste: “Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armëvee” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.