Policia në Gjilan përjashton nga qarkullimi 6 motoçikleta

Policia e Kosovës në Gjilan ka larguar nga trafiku rrugor motoçikletat pa regjistrim dhe në gjendje të pa rregullt teknike

Këto veprime policore janë në zbatim të planit Operativ “Siguria në trafik 2021” ndaj identifikimit të kundërvajtësve me theks “motoçikletave” të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.

Sipas komunikatës së Policisë, njësitet e trafikut Rajonal bashkë me njësitet policore të stacionit të Gjilanit, gjatë ditës së sotme, kanë identifikuar gjithsej dhjetë (10) motoçikleta, nga to gjashtë janë përjashtuar nga qarkullimi i mëtejmë rrugor, gjersa për katër të tjera janë shqiptuar kundërvajtje përkatëse.