Ilustrim - Policia në aksion

Policia në Gjakovë tregon rezultatet e planit operativ në kohë pandemie

Policia në Gjakovë ka njoftuar për rezultatet e planit operativ “Gatishmëria vepruese për parandalim të COVID-19”, të ndërmarrë për shkak të pandemisë në vendin tonë.

Policia ka njoftuar se që nga data 5 maj, kur nga Qeveria e Kosovës ka filluar etapa e parë e  masave lehtësuese të veprimit për parandalimin e sëmundjes COVID-19, krahas kësaj, kohëve të fundit është vërejtur numër i shtuar i qytetarëve të cilët nuk kanë respektuar dhe nuk janë duke respektuar vendimet e Institucioneve të vendit, për të cilat Policia dhe Inspektorët komunal janë të obliguar të veprojnë dhe iniciojnë procedura ligjore.

“Nga data e lehtësimit  të masave nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, kur ka filluar faza e parë e deri me sot, janë iniciuar 13 raste për Mosveprim sipas Dispozitave Shëndetësore gjatë Epidemisë, ndërsa vetëm gjatë kësaj jave janë iniciuar 7 raste”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë në Gjakovë personat e dyshuar janë arrestuar, dhe në 11 raste Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimi policor për 48 orë.

Po ashtu, për mos respektim të orarit të lëvizjes, mos bartje të pajisjeve mbrojtëse (maska, doreza) dhe për mos mbajte të distancës – janë proceduar  277

“Por krahas angazhimeve dhe ofrimin e shërbimeve për qytetar, Drejtoria Rajonale e policisë në Gjakovë ka pasur në vetë izolim 17 zyrtar policor,  nga të njëjtit 3 kanë qenë të infektuar më COVID -19,  të cilët dhe janë shëruar plotësisht”, njofton policia.

Tutje Policia në Gjakovë ka bërë apel tek qytetarët që tani kur jemi në fazën përfundimtare, të tregojnë vetëdije dhe përgjegjshmëri edhe më të lartë qytetare në respektimin e masave parandaluese të vendosura nga institucionet e vendit edhe gjatë kësaj faze dhe në të ardhmen të jenë të përgjegjshëm,  në mënyrë që të kalojnë së bashku këtë situatë pandemie.