Policia në Gjakovë gjobit shoferin për maskë (FOTO)

Policia e Kosovës vazhdon t’i gjobisë shoferët e automjeteve për mosmbajtje të maskës.

Rasti më i ri ka ndodhur sot në rajonin e Gjakovës.

Një qytetar ka raportuar në KALLXO.com për gjobën prej 35 eurosh që ia kanë shqiptuar Policia për shkak të mosmbajtjes së maskës.

Në Fletëparaqitjen për kundërvajtje, te përshkrimi i kundërvajtjes, zyrtari policor ka shkruar: “I lartëpërmenduri gjatë bisedës me zyrtarin policor nuk e ka vendosur maskën mbrojtëse”.

Dy javë më parë, KALLXO.com raportoi për dënimin me gjobat nga Policia të shoferëve të automjeteve.

Ky lajm kishte ngjallur reagimin edhe të institucioneve shëndetësore të vendit, sipas të cilave shoferët nuk janë të obliguar të vendosin maska nëse janë vetë në automjet apo edhe me anëtarë të familjes.