Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Policia në gjah, cak muzikat e Podujevës

Mbrëmjen e kaluar është zhvilluar një operacion i gjerë policor në rajonin e Podujevës.

KALLXO.com mëson se cak i operacionit kanë qenë disa lokale të natës të cilat ndodhen në fshatin Sveqel të Komunës së Podujevës.

Te dhënat tregojnë që lokalet kishin punuar edhe jashtë orarit dhe se në to kishte një numër të madh të mysafirëve.

Madje i njëjti lokal është mbyllur pas intervenimeve të Policisë së Kosovës pasi që punonte pas orarit të përcaktuar me vendim të Qeverisë së Kosovës.

Gjithashtu KALLXO.com mëson se gjatë bastisjes janë kontrolluar edhe të dhënat për punëtorët të cilët kishin punuar në lokal.

Duke u bazuar në masat e fundit të Qeverisë së Kosovës të cilat janë vendosur për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19, Komuna e Podujevës gjendet në zonën e kuqe.

Kjo për shkak të numrit të madh të personave të cilët janë të infektuar me COVID-19.

Në komunat të cilat gjenden në zonën e kuqe, nga ora 19:00 mbyllen të gjitha aktivitetet ekonomike si dhe është i vendosur kufizimi i plotë i lëvizjes së qytetarëve gjithashtu edhe ndalohen të gjitha hyrjet dhe daljet deri në orën 5 të mëngjesit.

Përveç Komunës së Podujevës në zonën e kuqe gjenden edhe 10 komuna të tjera, Prishtina, Zveçani, Zubin Potoku, Fushë Kosova, Obiliqi, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e veriut, Leposaviqi, Lipjani dhe Drenasi.