Policia në Ferizaj shqipton 18 gjoba për parregullsi në ngasje të motoçikletave

Policia e komunikacionit rrugor në Ferizaj sot ka ndaluar dhe kontrolluar disa motoçikleta dhe për shkak parregullsive të dokumenteve, janë shqiptuar 18 gjoba kundërvajtësve.

Policia ka njoftuar se prej këtyre gjobave 12 sosh janë dhënë për shkak të drejtimit të motoçikletës pa regjistrim, një është dhënë për shkak të drejtimit të motoçikletës pa patentë shofer, një për shkak të drejtimit të motoçikletës pa helmet dhe po ashtu Policia ka njoftuar se 4 motoçikleta janë konfiskuar.

Motoçikleta e konfiskuara. FOTO: Policia Ferizaj

Sipas policisë, ndalimi dhe kontrollimi i motoçikletave është bërë në kuadër të planit operativ “Skuteri”.

“Apelojmë tek motoçiklistët që ti respektojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit rrugor, të jenë të kujdesshëm në komunikacion dhe të pajisen me dokumentacion të rregullt” – është thënë në njoftimin e Policisë.

Tutje, është theksuar se Policia e komunikacionit rrugor në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, më qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacion dhe respektimin e ligjit të komunikacionit rrugor.

Policia e komunikacionit rrugor në Ferizaj gjatë zbatimit të planit operativ “Skuteri”.
Policia e komunikacionit rrugor në Ferizaj gjatë zbatimit të planit operativ “Skuteri”.