Ilustrim

Policia në Ferizaj, për një javë shqiptoi 1,477 gjoba

Policia e Rajonit të Ferizajt ka njoftuar se javën e kaluar ka shqiptuar një mijë e 447 në fushën e trafikut rrugor.

Ndërsa, në rajonin e Ferizajt janë raportuar 23 aksidente, 9 me lëndime trupore dhe 14 me dëme materiale.

Gjobat e shqiptuara janë këto:

  • Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 471 gjoba
  • Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 19 gjoba
  • Kyçja e pa rregullt në rrugën kryesore, 6 gjoba
  • Drejtimi nën ndikimin e alkoolit- 12 gjoba
  • Drejtimi i automjetit pa patentë shofer, 35 gjoba
  • Kalimi i afatit të regjistrimit të automjeteve , 62 gjoba
  • Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 38 gjoba
  • Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 199 gjoba
  • Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 120 gjoba
  • Drejtimi i motoçikletës -pa patentë shofer-3 gjoba
  • Drejtimi i motoçikletës -pa regjistrim – 9 gjoba
  • Drejtimi i motoçikletës -pa helmet – 6 gjoba
  • Motoçikleta të konfiskuara , 6
  • Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 461 gjoba
  • Heqje e patentë shoferit , 30 shoferëve