Policia në Ferizaj me aksion për të ndaluar lëmoshë kërkuesit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot ka nisur një aksion të planifikuar, për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në këtë qytet.

Sipas departamentit për informim të Policisë së Kosovës në Ferizaj, në kuadër të këtij aksioni policia, ka ndaluar 23 persona, prej tyre 14 të moshës madhore dhe 9 fëmijë, (15 shtetas të Republikës Shqipërisë dhe 8 shtetas të Republikës së Kosovës).

Në njoftim, thuhet se policia ka shqiptuar 12 fletëparaqitje të parapara në bazë të dispozitave ndëshkimore të Ligjit për Ruajtjen e Rendit dhe Qetësisë Publike.

Ky aksion i policisë është bërë në koordinim dhe përkrahje edhe të Policisë Kufitare – Sektori i Migrimit, Qendrës për Punë Sociale të Ferizajt dhe Gjykatës Themelore të Ferizajt – Divizioni i Kundërvajtjes.