Foto: Ilustrim

Policia në Dragash konfiskon dy armë në veturën e ndaluar

Dy persona janë arrestuar dhe katër të tjerë janë shoqëruar për intervistim nga policia në Dragash për armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit nga ana e policisë, dje në orët e hershme të mëngjesit, njësiti policor ka ndaluar një automjet me gjashtë persona.

Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur dhe janë konfiskuar dy pistoleta me 14 fishekë, si dhe një elektroshok.

Dy nga të dyshuarit janë arrestuar nga policia pasi kanë deklaruar se janë pronarë të armëve, ndërsa të tjerët janë shoqëruar për intervistimit, dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt.