Foto: Policia e Kosovës

Policia në aksion, ndalon ngasësit nën ndikimin e alkoolit

Policia e Kosovës njoftoi të shtunën se ka konfiskuar tetë patentë shofer dhe ka shqiptuar gjashtë fletëparaqitje për ngasësit në trafik të cilët kanë qenë nën ndikimin e alkoolit.

“Në vazhdën e shtimit të kontrollit dhe ngritjes së sigurisë për pjesëmarrës në komunikacion rrugor, Njësitë e Trafikut në Drejtorinë Rajonal Prishtinë, mbrëmë në aktivitetet për kontrollin e shtuar të trafikut kanë shqiptuar 6 fletëparaqitje për ngasje nën ndikim të alkoolit dhe kanë konfiskuar 8 patentë shofer”, thuhet në njoftimin e forcave të rendit.

“Policia e Kosovës sipas planifikimeve operacionale, në vazhdimësi parasheh aktivitete të shtuara me qëllim të parandalimit dhe sigurisë më të madhe në trafik”, vijon njoftimi.