Policia në Aksion, Kërkon edhe Donika Kadaj- Bujupin

Policia e Kosovës po kërkon deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje Donika Kadaj- Bujupi , ndaj së cilës Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar urdhër që të sillet me detyrim në seancën për rastin e hedhjes së gazit në Kuvendin e Kosovës. KALLXO merr vesh se Policia e Kosovës nuk ka arritur ta gjejë në shtëpinë e saj deputeten Kada- Bujupi, e as deputetin Albin Kurti.

Siç raportojnë gazetarët e KALLXO, në seancë prezent është vetëm deputeti Faton Topalli.

Ndryshe pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë parë sot në orët e para të mëngjesit pranë banesës së deputetit të Kosovës Albin Kurti. Siç merr vesh KALLXO, Policia nuk e ka gjetur Kurtin në banesën e tij.

Poashtu Policia e kanë kërkuar Albin Kurtin edhe në zyret e Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës.

Siç ka raportuar KALLXO, katër deputetët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje pritet që sot të paraqiten para Gjykatës Themelore të Prishtinës lidhur me hedhjen e gazit në Kuvendin e Kosovës.

Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj – Bujupi dhe Faton Topalli pritet që të paraqiten në gjykim për hedhje të gazit në Kuvendin e Kosovës.