Ilustrim

Policia në aksion antikontrabandë në veri dhe Shtërpcë

Policia e Kosovës ka nisur një aksion kundër kontrabandës sot në dy lokacione të ndryshme.

KALLXO.com mëson se aksioni i forcave të rendit ishte nis të hetohet nga policia kufitare që malli i kontrabanduar nga veriu i vendit ishte shpërndarë në vende të tjera të Kosovës duke përfshirë edhe tri pika në Shtërpcë.

Policia është duke u asistuar edhe nga njësitet e Doganës së Kosovës të cilët janë duke e kërkuar dhe verifikuar mallin që dyshohet se është kontreabanduar.

KALLXO.com do të ju mbaj të informuar për zhvillimet në vazhdim.