Policia: Në aksident janë përfshirë 9 vetura dhe një kamion

Policia e Kosovës ka thënë se në aksidentin prapa Teatrit Kombëtar në Prishtinë janë përfshirë 9 vetura dhe një kamion.

Sipas Policisë, tre persona kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 9 vetura dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit deri tani ndihmë mjekësore u është ofruar tre personave. Me rastin po merren njësitet përkatëse”, ka deklaruar Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.

Në aksident ka qenë i përfshirë edhe një kamion i ndërmarrjes Publike “Pastrimit”. Dëshmitarët thonë se kamioni ka dal në anën kundër të rrugës duke i aksidentuar disa vetura.