Ilustrim

Policia ndërhyn në veri, konfiskohen para

Një aksion policor është zhvilluar para disa orësh nga Policia e Kosovës në veriun e Mitrovicës.

Burime të KALLXO.com tregojnë që Policia ka bastisur një banesë në afërsi të përmendores së Car Llazarit.

Aty janë gjetur mbi 50 mijë euro, të cilave nuk u dihej prejardhja.

Burime brenda Prokurorisë së Speciale tregojnë që paratë janë konfiskuar ndërsa ndaj personit të dyshuar është hapur hetim për shpëlarje të parave.

Të njëjtat burime kanë konfirmuar se personi është liruar në procedurë të rregullt nga prokurori i rastit.