Policia ndërhyn në një restorant në Prishtinë, po punonte pas orarit

Policia e Kosovës ka reaguar sot në Prishtinë pasi që një lokal i gastronomisë po punonte edhe pas orarit të përcaktuar nga Qeveria e Kosovës.

KALLXO.com mëson se njësi të Policisë dhe Inspektorati kanë reaguar dhe janë në vendin e ngjarjes.

KALLXO.com mëson nga burime brenda Policisë së Kosovës se janë shqiptuar gjoba për 18 persona që ishin të pranishëm në këtë lokal. Poashtu është gjobitur edhe pronari i lokalit.

KALLXO.com ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes ku janë parë zyrtarë të Policisë brenda lokalit.

Sipas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës, lokalet e gastronomisë janë të lejuara të punojnë deri ora 20:00.