Pika kufitare në Jarinjë

Policia ndalon veturën me targa të Serbisë në Leposaviq, kapen dy persona që kaluan ilegalisht kufirin

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje gjatë patrullimit kanë ndaluar një veturën me targa të Serbisë.

Vetura është thënë se ka qenë duke u drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar, me pasagjer mashkull kosovar të cilët dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin.

Ngjarja është thënë se ka ndodhur dje rreth orës 18:30.

Policia ka thënë se të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar.