Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Policia ndalon tri dasma në Suharekë

Gjatë ditës së djeshme, Policia në Suharekë kishte marre informacion se në tri lokacione të ndryshme janë organizuar dasma, në kundërshtim me vendim e Qeverisë, për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

“Në këto raste policia kishte intervenuar menjëherë, duke ndaluar aktivitetin e menjëhershëm dhe duke vepruar në bazë të ligjit, ku sipas dispozitave organizatorët janë ndëshkuar më tiketa në vlerë prej 200 euro”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu Policia në Suharekë ka bërë të ditur se ka kontrolluar edhe lokalet e gastronomisë, nga të cilët ka kërkuar të respektohen vendimi i Qeverisë dhe rekomandimet e IKSHP-së.

“Në lidhje më këtë, policia ka asistuar Inspektoret Komunal në një rast dhe ka shqiptuar 18 tiketa për mos mbajtje të maskës”, thuhet në njoftim.