Policia ndalon një veturë në Leposaviq, dyshoi se një person kaloi kufirin ilegalisht

Një automjet me targa vendore me vozitës një shtetas shqiptar ndërsa pasagjeri ishte shtetas i Serbisë janë ndaluar nga policia në Jashanicë në Leposaviq.

Ndalimi u bë nga një ekipë policore patrulluese në këtë pikë në Leposaviq nën dyshimet se të njëjtit kanë hyrë në mënyrë të paautorizuar.

Gjatë kontrollit të veturës policia ka vërejtur se në rimorkion e automjetit ishin ngarkuar gjashtë koshere me bletë.

Sipas policisë njëri nga të ndaluarit në veturë, dyshohet se kishte kaluar ilegalisht kufirin Serbi- Kosovë.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Me urdhër të prokurorit kosheret-bletët janë dërguar në doganë ndërsa dy të dyshuat janë liruar.