Foto: Ilustrim

Policia ndalon një mjek të dyshuar për keqpërdorim të pozitës

Policia e Kosovës ka ndaluar mjekun me inicialet B.A, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit së Kosovës, ndalimi është bërë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës, të cilët kanë ndërmarrë veprime hetimore kundrejt të dyshuarit B.A.

Në komunikatë potencohet se me aktvendim të Prokurorit, i dyshuari B.A është dërguar në mbajtje për 48 orë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.