Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Policia ndalon një kamion në Dragash, dyshohet për kontrabandim me mallra

Nga njësiti policor është ndaluar kamioni me targa vendore të cilin kishte qenë duke e drejtuar një burrë në rrugën Zhur të Dragashit.

I dyshuari në kamion kishte pas të ngarkuara mallra të importuara nga jashtë si: Televizorë,  lavatriqe, shporet elektrik, frigorifer dhe një tepison për të cilat nuk posedonte dokumente mbi prejardhjen dhe transportin e tyre.

Kamioni së bashku me mallra është dërguar në ATK për vlerësim.

Rasti vazhdon të hetohet.