Foto: Ilustrim

Policia ndalon një 21 vjeçar, dyshohet për ngacmim seksual

Një i ri është dërguar në mbajtje prej 48 orësh , nën dyshimet se ka pasur kontakt seksual me një vajzë të mitur.

Zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti, për KALLXO.com tha se dyshohet se ngjarja ka ndodhur dje në Skenderaj, ndërsa prokuroria po heton rastin.

“Një person është ndaluar nën dyshimet se ka pasur kontakt seksual me një të mitur, mirëpo duhet  të pritet ekzaminimi i viktimës, ndërsa i dyshuari me vendim të Prokurorit është dërguar përndalim 48 orësh “ tha zëdhënësi Zahiti.

I njëjti sqaroi se gjatë kohës sa i dyshuari është në ndalim Prokuroria do të hetojë rastin, sepse ende janë vetëm dyshimet fillestare dhe duhet të pritet për detaje tjera të rastit.

Viktima e rastit sipas policisë është nën moshën 18 vjeçare.