Policia ndalon në kufi emigrantë ilegal të fshehur në një kamion që transportonte lodra

Policia Kufitare gjatë ditës së sotme, në kudër të planit operativ “Parandalimi i hyrjes së emigrantëve ilegal dhe kontrabandimi me mallra”, ka ndaluar tre emigrant ilegal.

“Rreth orës 10:40 në hyrje të Republikës së Kosovës në Terminalin Doganor, Hani i Elezit, ka ndaluar kamionin e tipit ‘Renault’, ngjyrë e zezë me rimorkio, i cili transportonte mallra nga një shtet tjetër. Kamioni është kontrolluar nga zyrtarët policor me pajisjen ‘Human Presence Detector’ (Zbuluesi i pranisë së njerëzve në automjete) dhe gjatë kontrollit pajisja në fjalë ka dhënë sinjale se në rimorkio mund të këtë prezencë të qenieve njerëzore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas pranimit të sinjalit, zyrtarët policor kanë vendosur që rimorkion ta hapin dhe ta kontrollojnë.

“Në hapjen e kamionit kanë marr pjesë dy zyrtarë policor dhe një zyrtar doganor. Pasi është hapur mbuluesi i rimorkios është vënë re se aty gjendeshin tre persona, emigrant ilegal të fshehur në lodra fëmijësh.

“Emigrantët janë zbritur nga rimorkio për t’u identifikuar dhe kontrolluar, ndërsa kamioni është dërguar në hangar të terminalit për t’u kontrolluar më në detaje, përderisa vozitësit i është ofruar edhe ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet kompetente policore dhe veprimet e mëtejme janë marr në koordinim me prokurorin.