Ilustrim - Policia në aksion

Policia ndalon kamionin i cili transportonte një dem nga Shqipëria

Policia e Kosovës në Kaçanik ka njoftuar se ka ndaluar një kamion të dyshuar për kontrabandë me kafshë.

Sipas njoftimit, rreth orës 16:00, është raportuar se njësiti policor ka ndaluar një automjet transportues që drejtohej nga një shtetas i Shqipërisë.

Gjatë kontrollit është vërejtur se i njëjti  kamion transportonte një dem, pa numër martikulues dhe asnjë dokument përcjellës.

Kamioni dhe kafsha sipas njoftimit do të dërgohen në terminalin doganor, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.