Policia ndalon dy raste të kontrabandimit të deleve

Policia Kufitare e Kosovës gjatë ditës së sotme në dy raste, në dy lokacione të ndryshme, ka parandaluar kontrabandën me dele. 

Në të dyja rastet, sipas policisë, numri i deleve që janë hasur nga patrullat policore është nga 50 dele (50+50).

Në rastin e parë, në ora 13:35, patrulla policore në fshatin Debëlldeh të Vitisë, ka ndaluar kamionin me targa vendore të cilin e drejtonte një qytetar i Kosovës, në kamionin e të cilit gjendeshin 50 krerë dele. Dyshohet se kamioni me dele ka hyrë nga territori i Maqedonisë së Veriu përmes rrugëve ilegale.

Kurse, në rastin e dytë, në ora 19:45, njësia policore në magjistralen Bërnjak-Mitrovicë, në fshatin Zupqë, ka ndaluar një kamion pa targa, me drejtues shtetasin kosovar, në kamionin e të cilit janë hasur 50 krerë dele.

Policia potencon se  dyshohet që delet përmes rrugëve ilegale kanë hyrë nga Serbia në territorin e Kosovës.

Për të dyja rastet janë njoftuar prokurorët kompetentë, janë iniciuar raste penale, kurse kamionët së bashku me dele i janë dorëzuar Doganës së Kosovës.