Ilustrim - Policia në aksion

Policia ndalon 10 persona në Prizren pasi nuk respektuan kufizimin e lëvizjes

Prizreni është njëra nga katër komuna për të cilat Qeveria e Kosovës që nga dita e hënë ka vendosur masa për kufizim të lëvizjes së qytetarëve që nga ora 21:00 deri në orën 05:00, me qëllim të parandalimit të shpërndarjes së COVID-19.

Por në bazë të raportit të policisë, disa qytetarë nuk kanë respektuar këtë rregull, pasi që mbrëmë nga policia janë ndaluar 10 persona në raste të ndara, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës.

Tre të dyshuarit e parë janë ndaluar në rrugën “Adem Jashari”, në Prizren, mbrëmë rreth orës 01:20 pas mesnate.

Në lidhje me këtë rast, policia ka bërë të ditur se në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarve është iniciuar lënda e rastit, e cila procedohet në procedurë të rregullt.

Tre të dyshuar të tjerë janë ndaluar nga policia në rrugën “Enver Haradinaj”, mbrëmë rreth orës 01:50, pas mesnate.

Njësiti policor derisa kishte qenë duke udhëtuar me veturë ka ndaluar të dyshuarit të cilët kanë vepruar në kundërshtim me masat e Qeverisë së Kosovës.

Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarve është iniciuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt.

Dy të dyshuar të tjerë janë ndaluar në një rrugë tjetër në Prizren, rreth orës 01:45, dhe po ashtu ndaj të njëjtëve është iniciuar lënda e rastit, e cila procedohet në procedurë të rregullt.

Të dyshuarit e fundit janë takuar në rrugën “Remzi Ademaj, rreth orës 00:30.

Policia ka bërë të ditur se ndaj të njëjtëve është iniciuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt, pasi që të njëjtit kishin vepruar në kundërshtim me masat e marra nga qeveria  lidhur me virusin COVID-19.