Foto: Policia e Kosovës

Policia me plan operativ në “Qarshinë e Gjatë” në Pejë, sekuestron 66 thika e gjësende tjera

Policia e Kosovës në Pejë ka realizuar një plani operativ  në rrugën “Qarshia e Gjatë” ku janë sekuestruar mjete tё mprehta, boksa metali, revole shkrepsë e shufër metalike.

Policia tha se në këtë plan që u zhvillua sot, më 11.12.2024, janë asistuar nga inspektorët komunal të tregut të Komunës së Pejës.

Në njoftim u tha se tek tre persona të dyshuar – shitës ambulant – janë gjetur dhe sekuestruar 66 mjete tё mprehta – brisk, pesë boksa metali, dy revole shkrepsё dhe një shufër metali.

PK tregoi se të gjitha veprimet janë marrë në koordinim me Prokurorin e Shtetit.