Brezovica. Foto: snow-forecast.com

Policia me njoftim për qytetarët që ia mësyjnë Brezovicës: Nuk ka më vend për parkim

Policia e rajonit të Ferizajt ka njoftuar se për shkak të fluksit të madh të qytetarëve dhe automjeteve të shumta në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, për momentin nuk ka vende në parking dhe vetura duhet të ndalen te hyrja e Parkut Nacional.

“Të gjitha vendet e rezervuara për parking të automjeteve janë të mbushura tek Qendra e Skijimit, andaj automjetet do të ndalohen tek laura në hyerje të Parkut Nacional deri në momentin kur lirohet vendi i parkimit”, thuhet më tej në njoftim për media.

Tutje është theksuar se patrullat e Policisë do të jenë tek udhëkryqi i rrugës që çon në Qendrën e Skijimit në Brezovicë dhe tek laura ku fillon Parku Nacional do të mbikëqyrin rrjedhën e komunikacionit.

“Si dhe do të mbajnë në kontakt nga afër shoferët e automjeteve që në momentin kur lirohet vend parkingu tek Qendra e Skijimit do tu mundësohet lëvizja e tyre . Kjo bëhet me qëllim që mos të shkaktohen pengesa dhe bllokim të kësaj rruge”, thotë Policia.

Policia ka kërkuar nga shoferët e automjeteve që të respektojnë udhëzimet e policisë dhe mos të ndalojnë dhe parkojnë automjetet e tyre në më mënyrë të parregullt.