Zyrtari i Policisë së Kosovës Foto: Naser Fejza/ KALLXO.com

Policia me kontrolle në veri, verifikohen operatorë ekonomik pa licencë

Në katër komunat veriore të vendit – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, Policia e Kosovës është duke kryer disa kontrolle.

Këto kontrolle po kryhen me qëllim të verifikimit të një informacioni se në territorin e Kosovës janë duke operuar disa operatorë ekonomik që janë pa licencë.

Madje informata që posedoheshin krejt në fillim thanë që operatorët e njëjtë nuk ishin as të regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës.

Verifikimi i bërë nga Policia ka rezultuar se ky informacion është i saktë e më pas janë ndërmarr edhe veprimet e tjera të nevojshme.

Lajmi është konfirmuar për KALLXO.com nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani.

“Pas një shkrese të pranuar nga ARKEP, se ne territorin e Kosovës operojnë operator ekonomik pa licencë dhe të pa regjistruar në ARBK, njësi policore kanë shkuar për verifikim të këtij informacioni” – tha Elshani.

Ai ka thënë se pas verifikimit nga Policia është njoftuar prokurori i shtetit, e se për veprime hetimore të tjera priten autorizimet e tij.

Në grupe të ndryshme në rrjetin social “Telegram” kanë qarkulluar informata gjatë ditës së kontrollet policore janë duke u bërë në objekte të Postës së Serbisë.