
Policia me detaje për zjarrin në ETC në Suharekë
19.1.2025 - 10:18
Tashmë ka nisur punën policia që të hetojë dhe të zbardhë zjarrin i cili shpërtheu në qendrën tregtare ETC në Suharekë.
Sipas policisë, sot me datë 19.01.2025, rreth orës 06:17 është raportuar se ka shpërthyer një zjarr në qendrën tregtare ETC në Suharekë.
“Zjarrfikësit, policia dhe KEDS kanë dalë në vendngjarje. Zjarri ka marrë përmasa tē mëdha. Zjarrfikësit po punojnë në shuarjen e tij. Për momentin është arrit të eliminohet rreziku që zjarri të përhapet më tutje”- tha për KALLXO.com, Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi.
Ai shtoi se si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, por nuk ka të raportuar të lënduar deri më tani.
“Policia do ta hetojë rastin si incident zjarri”- tha tutje Bytyqi.