Ilustrim

Policia me aksion për parandalimin e trafikimit me armë

Një aksion i Policisë së Kosovës është duke u zhvilluar që nga orët e para të mëngjesit  i cili ndërlidhet me parandalimin e trafikimit me armë dhe veprimtari të tjera kriminale.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani ka thënë për KALLXO.com se operacioni përfshinë disa lokacione.

Kelani ka shtuar se informata shtesë do të jepen pas përfundimit të operacionit.

“Operacioni policor i cili përfshinë disa lokacione të ndryshme, po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorin kompetente. Pas përfundimit të operacionit, do të jepen informacione shtesë”, tha ai.