Ilustrim, Foto: KALLXO.com

Policia me aksion në Viti kundër bixhozit ilegal

Policia e Kosovës dje ka bërë një aksion në Viti për identifikimin e dy lokaleve të cilat dyshoheshin për veprimtar të lojërave të fatit.

Sipas policisë rasti ka ndodhur rreth orës 19:00 dhe gjatë këtij aksioni në njërin lokal nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, ndërsa në lokalin e dytë janë gjetur dhe konfiskuar dy paketime me qipa të lojës së pokerit.

Tutje thuhet se rasti është duke u hetuar dhe nuk raportohet për të arrestuar.