Duhani i konfiskuar nga Policia e Kosovës. Foto: Policia e Kosovës

Policia me aksion në katër raste të ndara, konfiskohet sasi e madhe duhani

Në katër raste të ndara, Policia e Kosovës dje ka konfiskuar me mijëra kilogramë duhan të papërpunuar e cigare të llojeve të ndryshme.

Sipas njoftimit, Njësia e Task-Forcës nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare – Lindje kanë zhvilluar këto aksione në kuadër të luftës për parandalim dhe luftim të veprave të kundërligjshme, kanë identifikuar disa raste të prodhimit dhe kontrabandimit me mallra, specifikisht cigareve dhe duhanit të papërpunuar.

Në rastin e parë, sipas informacioneve që kishte pranuara Policia, kishin identifikuar një shtëpi banimi në Viti që është dyshuar për mall të kontrabanduar.

Zyrtarët policor është thënë se kanë bërë bastisjen e shtëpisë dhe e objekteve përreth, me ç’rast kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një sasi e konsiderueshme e duhanit në total 922.7 kg, apo 577.10 kg duhan i grirë refuz, 88,80 kg duhan të grirë të paketuar në qese.

Po ashtu, Policia ka thënë se në këtë lokacion kanë konfiskuar edhe 290 kg ambalazhe najloni për duhan, 497 kg ambalazh kartoni për duhan, një makinë për ambalazhimin e duhanit si dhe 259 kg duhan i papërpunuar, në fleta.

Në rastin e dytë Policia e Kosovës ka thënë se gjatë vëzhgimit në një rrugë në fshatin Mjak, zyrtarët kanë vërejtur një veturë, e cila ka hyrë nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës.

Kjo veturë, sipas njoftimit, pasi kishte vërejtur njësitë policore ishte larguar në drejtim të panjohur dhe pas marrjes së veprimeve për lokalizimin e saj, ajo ishte gjetur e braktisur.

Kjo makinë është thënë se ka qenë e ngarkuar me 12 mijë e 750 pako, në total 255 mijë copë cigare.

Këto cigare, Policia në njoftimin e saj ka thënë se sipas vlerës së tregut kushtojnë 22 mijë e 950 euro.

Tutje në rastin e tretë është thënë se nga trajtimi i informacioneve inteligjente që posedonin zyrtarët policor është identifikuar një shtëpi e pabanuar, me ç’rast është gjetur duhan i papërpunuar në sasi prej 21 thasësh pesha 10 kg, në total 210 kg.

Policia ka thënë se malli dyshohet që është sjellë nga Maqedonia e Veriut dhe është i kontrabanduar, e që po ashtu është njoftuar se ky duhan është sekuestruar për procedura të mëtejshme policore.

Në rastin e katërt dhe të fundit, Policia ka thënë se në fshatin Ramnishtë të Vitisë kanë ndaluar një automjet të ngarkuar me duhan të paketuar.

Në këtë automjet kanë gjetur 20 pako Malboro, në sasi 500 gram, në total 10 kilogram; 80 pako Sobrani, në sasi 500 gram që në total ishin 40 kilogram; 141 pako Davidoff, në sasi 500 gram, në total 70,5 kilogram; 220 pako Slims Carelia, në sasi 500 gram, e që në total ishin 110 kilogram.

Në këtë rast, Policia ka thënë se e gjithë sasia e duhanit të konfiskuar, për të cilin nuk kishte dokumentacion përkatës, është gjithsej 230,5 kilogram.

Në njoftimin policor është thënë se lidhur me rastet e lartcekura është njoftuar prokuroria përkatëse, e cila ka urdhëruar që të iniciohen rastet ‘kontrabandim me mallra’.

Në dy nga rastet e lartcekura ndaj dy personave të dyshuar të identifikuar pas intervistimit janë iniciuar raste në procedurë të rregullt, ndërsa malli dhe automjetet janë konfiskuar dhe janë dërguar në Doganën e Republikës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme.

Duhani i konfiskuar nga Policia e Kosovës. Foto: Policia e Kosovës
Duhani i konfiskuar nga Policia e Kosovës. Foto: Policia e Kosovës
Duhani i konfiskuar nga Policia e Kosovës. Foto: Policia e Kosovës
Duhani i konfiskuar nga Policia e Kosovës. Foto: Policia e Kosovës
Duhani i konfiskuar nga Policia e Kosovës. Foto: Policia e Kosovës
Duhani i konfiskuar nga Policia e Kosovës. Foto: Policia e Kosovës