Ilustrim - Policia në aksion

Policia me aksion kundër bixhozit ilegal në Obiliq

Policia e Kosovës ka ndërmarrë sonte një aksion në Obiliq duke kontrolluar disa lokale nën dyshimin se në të njëjtat është zhvilluar veprimtari e kundërligjshme e organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Aksionin e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësja e Policisë së Kosovës Arlinda Rexhepi.

“Në lidhje me këtë janë intervistuar gjashtë persona të dyshuar dhe me urdhër të prokurorit inicohen raste ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’ dhe pas intervistimit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt”, ka thënë ajo.