Policia mbyll nëntë objekte të Postës së Serbisë në veri të Kosovës
05.8.2024 - 17:10
Policia e Kosovës në një aksion ka mbyllur nëntë objekte që vepronin në kuadër të Postës së Serbisë në veri të Kosovës, kanë konfirmuar organet e rendit.
Aksioni i Policisë u krye më 05.08.2024.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, tha për KALLXO.com se postat po vepronin ilegalisht në Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.
KALLXO.com raportoi gjatë ditës për aksionin:
Policia jep detaje për aksionin në veri, identifikohen nëntë lokacione të postave ilegale