Policia mbledh bluzat e serbëve me mbishkrime nacionaliste në Gazimestan

Dhjetëra serbë janë mbledhur në Gazimestan të Obiliqit për të shënuar festën religjioze ortodokse të Vidovdanit.

Policia e Kosovës po kontrollon të gjithë serbët që kanë arritur Gazimestan të Obiliqit, disa që mbanin fanella me mbishkrime nacionaliste, u morën nga policia.

Përpos marrjes së këtyre fanellave, policia po kontrollon edhe makinat qe kanë msyrë Gazimestanin për këtë manifestim.

Vidovdan është festë fetare serbe që festohet çdo 28 qershor.

FOTO – Serbët në Gazimestan të Obiliqit festojnë ‘Vidovdanin’