Policia malazeze arreston priftin, tentoi të kalojë ilegalisht në Serbi

Policia malazeze ka ngritur padi penale kundër një prifti të Kishës Otodokse Serbe, pasi që kishte tentuar ta kalojë në mënyre ilegale të kalojë kufirin me Serbinë.

Mediat kanë raportuar se prifti i cili është drejtues në Manastirin e Gjurdjevi Stupovi në Berane, është ndaluar në zyrën e prokurorit në Bijelo Polje për arsye se ishte përpjekur ta shmangë karantinën.

“Prokurori ka udhëzuar policinë që të njoftojë Inspektoratin Sanitar për të nxjerrë vendim për izolimin e priftit,” tha prokuroria.

Ditë më parë policia malazeze ka arrestuar një qytetarë në Ulqin për shkelje të masave të izolimit.