Policia londineze e kundër-terrorizmit arreston një 40-vjeçar që erdhi nga Kosova

Një 40-vjeçar, i cili ka ardhur nga Kosova, është arrestuar në aeroportin e Lutonit në Londër pasi dyshohet se është i përfshirë në terrorizëm, raporton BBC.

Burri u arrestua të mërkurën nga Policia kundër terrorizmit në aeroportin e Lutonit me të mbërritur nga Kosova.

Pas arrestimit, ai u dërgua në një stacion policie në Bedfordshire dhe që atëherë është liruar me kusht.

Oficerët kontrolluan një shtëpi në zonën e Watford si pjesë e hetimit.