Ilustrim
Policia lokalizon dhe arreston dy persona për dhunim
23.11.2024 - 11:10
Policia ka arritur që të identifikoj dhe arrestoj dy persona të dyshuar për dhunim.
Ngjarja sipas policisë është regjistruar më 18.11.2024 ndërsa gjatë datës 22.11.2024, sipas njoftimit në raportin ditor është arritur edhe identifikimi i të dyshuarve.
Tutje njoftimi i policisë thotë edhe se rasti është i regjistruar në Gjakovë e Rahovec.
Përveç dy të dyshuarve të rritur në polici është shoqëruar edhe një i mitur.
Për rastin është njoftuar edhe prokuroria ndërsa është bërë edhe intervistimi i palëve që janë të përfshirë në cilësinë e të dyshuarve.
Me vendim të prokurorit kujdestar, i mituri është liruar ndërsa dy të dyshuarit e tjerë të moshës madhore janë dërguar në mbajtje.