Policia kufitare e Kosovës arreston 21-vjeçarin nga Shqipëria, u kap me një bidon me drogë

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi të dyshuar për posedim të narkotikëve.

Sipas njoftimit, Policia e Kosovës  gjatë ditës së sotme, rreth orës 13:45, në pikën e kalimit kufitar Qafë Morinë në hyrje nga territori i Republikës së Shqipërisë për në Republikën e  Kosovës ka ndalur për kontrollim një veturë me targa të Shqipërisë.

“Veturën  e drejtonte  A.I., 21 vjeçar, shtetas i Shqipërisë. Pas  përzgjedhjes së automjetit për  kontrolle në vijën nga ana e zyrtareve policorë, është vërejtur se në ulësen e pasme kishte një bidon në të cilin  kishte futur substancë narkotike  që dyshohet të jetë marihuanë, me peshë rreth një kilogram”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lidhur me rastin është  njoftuar Prokurori  i Prokurorisë së Gjakovës dhe të gjitha njësitet  relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me rastin.

I dyshuari është arrestuar dhe substanca e dyshuar narkotike është konfiskuar.