Policia kufitare arreston tre të dyshuar për marihuanë

Tre persona të dyshuar për posedim të narotikëve janë arrestuar dje në Gjakovë.

Sipas njoftimit, arrestimi është bërë nga Policia Kufitare, pasi që të njëjtit kishin planifikuar të udhëtonin me 3 kilogramë e 141 gram marihuanë.

Sipas policisë,  gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarve  janë gjetur përveç narkotikëve edhe  katër telefona mobilë dhe  katër fishekë .

Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje.