Policia

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Policia kryen bastisje, në një shtëpi në Koretin të Kamenicës: konfiskon armë e municion 

Policia e Kosovës njofton se ka kryer bastisje në shtëpinë e një të dyshuari, në fshatin Korentin të Kamenicës, të hënën, më 2.12.2024. 

Sipas Policisë, gjatë bastisjes, janë gjetur e konfiskuar: 1 (një) pushkë gjuetie, 44 (katërdhjetë e katër) fishekë, 1 (një) jelek për mbajtje të municionit, 1 (një) elektroshok, 2 (dy) thika, 1 (një) shufër, 1 (një) jelek taktik, 1 (një) këllëf i armës së shkurtër dhe 1 (një) kuti me pajisje për pastrimin e armës së zjarrit. 

Tutje, Policia bën të ditur, se: ‘Me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt’.