Ilustrim

Policia krenohet se zbuloi hajnat e një Mercedesi

Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksion bastisjeje për kapjen e gjashtë të dyshuarve për vjedhjen e një veture.

Janë arrestuar 6 persona që dyshohet se më 24 shtator të këtij viti në Pejë vodhën një “Mercedes” të kuq me targa të Kosovës

Sipas njoftimit, vetura kushton rreth 27 mijë euro.

Bastisja në shtëpitë e dyshuarve u bë rreth orës 6 të mëngjesit në Vushtrri.

Inicialet e të dyshuarve janë Y.K.  (1978) ,Xh.K.   (1981) ,B.H.  (1984) A.K.     (1976)    A.K.     (1997)    dhe A.M.    (1979)

Policia njofton se  në shtëpinë e të dyshuarit të parë dhe të dytë, janë gjetur dhe konfiskuar një armë ‘AK47’, një pistoletë dhe 30 fishekë të kal.7.62×39 mm dhe 7.65 mm.

Në po të njëjtën shtëpi, është gjetur edhe një jelek antiplumb dhe një peshore për matjen e substancave narkotike.

Gjatë kontrollimit të shtëpisë së të dyshuarit të gjashtë, është gjetur dhe konfiskuar një sasi e narkotikeve që dyshohet se është e llojit marihuanë dhe rasti do të  iniciohet nga njësiti përkatës i antidrogës.

Sipas njoftimitjanë intervistuar të dyshuarit e lartcekur dhe pas intervistimit Prokurori i shtetit të gjithë të dyshuarave ju ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë.

Vetura e vjedhur është gjetur dhe konfiskuar dhe e njëjta pas ekzaminimit i është kthyer prapa në posedim pronarit legjitim.