Policia e Kosovës, kontrolli i autobusëve

Policia kontrollon autobusët në Ferizaj, pas dyshimeve se nxënësit mbanin mjete të rrezikshme

Policët civil e me uniforma të Drejotrisë Rajonale në Ferizaj kanë realizuar planin operativ “Kontrollimi i autobusëve”.

Ideja për realizimin e këtij plani erdhi pas disa informacioneve që janë pranuar në Policinë e Kosovës rreth dukurive negative të nxënësve dhe të personave tjerë.

Incofmacionet kishin të bënin më atë se këta të fundit mund të bartin mjete të rrezikshme me vete.

“Mbrëmë, nga ora 19:00 në rrugën “Rexhep Bislimi”, nën autorizim të Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore në Ferizaj, Policia ka bërë kontrollimin e disa autobusëve që qarkullojnë nga Ferizaj në drejtime të ndryshme të qyteteve dhe fshatrave të rajonit të Ferizajt” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje sipas kësaj komunikate është thënë se zyrtarët policor me uniformë dhe ata me rroba civile kanë kontrolluar udhëtarët, me dyshimin se nxënësit e shkollave të mesme të larta bartin me vete mjete të dyshimta, të rrezikshme, si mjete të mprehta-thika, boksa hekuri e të tjera.

Në njoftim thuhet se plani operativ ‘’Kontrollimi i autobusëve’’ do të  vazhdojë  edhe në ditët në vijim me qëllim parandalimin dhe luftimin e dukurive negative tek nxënësit.

Po ashtu, Policia Rajonale e Ferizajt ka ftuar qytetarët për bashkëpunim, që nëse kanë informacione rreth dukurive negative të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ’’ dhe në  numrat kujdestarë  të cilët janë 192 , 0290/326-250 dhe 0290/322-406.

Policia e Kosovës, kontrolli i autobusëve
Policia e Kosovës, kontrolli i autobusëve