Ilustrim

Policia konsfiskon thikë e boks hekuri në një kafeteri në Podujevë

Dy netë më parë, pak para mesnatës policia kishe marrë një informacion në lidhje me një mosmarrëveshje në një kafeteri në Podujevë.

Me të marrë informacionin policia kishte dalë në vendin e ngjarjes ku ka gjetur e konfiskuar një boks hekuri dhe një thikë.

Policia nuk ka dhënë detaje se mosmarrëveshja mes kujt kishte ndodhur por ka shtuar se për këtë rast është intervistuar një grua.

Pas intervistimit të gruas së dyshuar me urdhër të prokurorit është inicuar rasti ndërsa do të hetohet ngjarja në procedurë të rregullt.