Ilustrim: Aeroporti i Prishtinës - Foto: Aeroporti

Policia konfiskon një elektroshok që iu gjet një personi në valixhen e tij në aeroport

Një personit i ishte hapur valixhja për kontrollë nga organet e rendit në Aeroportin e Prishtinës.

Kjo pasi që të njëjtit gjatë kontrolleve përmes skanerit i doli një mjet i dyshimtë në valixhe e që pas hapjes u identifikua edhe një elektroshok.

Ngjarja u regjistrua më 06.12.2024 në Aeroportin e Prishtinës ndërsa policia tashmë ka hapur rastin si armëmbajtje pa leje.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe prokurori kujdestar. Me vendim të këtij të fundit, nuk është bërë arrestimi i personit që iu gjet pajisja elektroshok por që i njëjti do të hetohet dhe rasti i tij do të trajtohet në procedurë të rregullt.