Aparate të lojërave të fatit | Foto: KALLXO.com

Policia konfiskon në Skenderaj aparate të lojërave të fatit

Policia e Kosovës në Skenderaj, ka hasur në rrugën ‘Xhon Buzuku’, në dy lokale ku luheshin lojëra të fatit.

Gjatë ditës së djeshme rreth orës 20:10, njësiti policor ka hasur në një lokal ku disa persona ishin duke luajtur lojëra te fatit.

“Gjatë kontrollit Njësitë policore kanë gjetur dhe konfiskuar: 2 aparate te lojërave te fatit, katër kompjuter, një printer dhe 42 euro metalike”, thuhet në raport.

Kurse rreth orës 20:15, se njësiti policor ka  hasur në një lokal ku disa persona ishin duke luajtur lojëra te fatit.

“Gjatë kontrollit njësitë policore kanë gjetur dhe konfiskuar: 2 aparate te lojërave te fatit Kajot dhe Apex”, thuhet në joftimin e policisë.

Për të dyja këto raste është kontaktuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që  pas intervistimit palët të lirohen në procedurë të rregullt.

Sipas policisë rasti vazhdon të hetohet.